Premier League dominon, United parakalon Real-in me 676 milionë euro

18 Janar 2019
15:43
Denis Hakanaj
back button

Një raport i ri i UEFA-s, i bazuar në të dhënat financiare të grumbulluara nga 2007-ta deri në 2017-ën, konfirmon fuqinë ekonomike të Premier League në krahasim me kampionatet e tjera kryesore të Europës. Një numër rekord prej 13 klubesh të kampionatit anglez janë mes 30-të më të pasurve të Europës, me Manchester United që kryeson renditjen. 

Edhe pse nuk patur sukses në edicionet e fundit të Champions League, United ka arkëtuar 676 milionë euro. Një milion më shumë se Real Madrid, që ka dominuar ediconet e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Manchester City (5), Arsenal (7), Liverpool (8) dhe Chelsea (9) janë pjesë e 10 vendeve të para. 

Në total, 20 skuadrat e Premier League kanë fituar një shumë rekord prej 5.3 miliardë eurosh nga 2007-ta në 2017-ën, duke lënë shumë mbrapa La Liga-n (2.8 mld), Bundesliga-n (2.7 mld), Serinë A (2 mld) dhe Ligue 1 (1.5 mld). Raporti ka shpjeguar se kjo diferencë vazhdon të rritet për shkak të marrëveshjeve multimiliardere të nënshkruara nga Premier League për të drejtat televizive. 

"Klubet e Premier League kanë rritur me 1.9 miliardë euro të ardhurat nga shitja e të drejtave televizive në 10 vitet e fundit. Të njëjtën rritje kanë pësuar të gjithë klubet e tjera të Europës të marra bashkë", lexohet në raport.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit