Premier League hedh sytë nga dështimi i Realit, Milani pengohet nga rroga faraonike!

10 Korrik 2020
16:42
Telesport
back button

Milan vazhdon të ndjekë nga afër sulmuesin serb të Real Madridit, Luka Jovic. Fali Ramadani, agjenti i tij, ka pasur edhe një takim me drejtuesit kuqezi këto ditë, duke përfituar nga rasti për të biseduar për Ante Rebic dhe mundësinë e blerjes.

Ramadani asiston edhe sulmuesin serb të Real Madrid. Edhe pse Zinedine Zidane nuk e ka flakur ende, ish-bomberi i Frankfurt nuk shihet si zgjedhje e parë dhe ka shprehur dëshirën të ndërrojë ambjent.

Luka Jovic quarantined!

Sidoqoftë, ka shumë konkurrencë, me lojtarin që ka një treg në Premier League. Sipas asaj që raportohet nga Daily Star në fakt, Leicester është i gatshëm të ofrojë për ish-Eintracht: kontaktet tashmë filluan me agjentin e lojtarit, Real është gati për të negociuar. Blancos do të preferonin ta huazonin sulmuesin, megjithatë Leicester është e bindur që mund ta blejë për rreth 35 milion euro.

Problemi që ka frenuar negociatat me Milanin është ekonomik: jo për vlerën e kartonit, po për faktin se Jovic fiton 10 mln euro në sezon në Madrid dhe sado që të ulë pretendimet, do të arrinte sërish deri në 8 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit