Liverpooli kthehet direkt te suksesi pasi barazoi ndaj Arsenalit. Skuadra e Slot (8 fitore ne 10 ndeshje ne Premier, askush si ai ne historine e Premier) ka marrë fitore 2-1 me përmbysje spektakolare përballë Brighton në kuadër të javës së 10-të ne Premier League. Ferdi Kardioglu i kaloi Pulëbardhat në epërsi me një gol në minutën e 14-të, ndërsa Danny Welbeck ishte asistuesi.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një skenar krejt tjetër në Anfield. Kur u duk situata me e veshtire per “Anfield Road”, nderrimet e Slot ndryshuan edhe rrjedhen. Cody Gakpo i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 69-të, kur u asistua prej Virgil van Dijk.
Për të përmbysur rezultatin u përkujdes Mohamed Salah (72’), ndërsa Curtis Jones (i sapofutur) ishte në rolin e asistuesit. Me këtë fitore, Liverpooli rikthehet si lider me 25 pikë, dy më shumë se Manchester City, ndërsa në javen e 11-të takohet me Aston Villan.
Manchester City ka pësuar humbjen e dyte radhazi me rezultat 2-1 (pas asaj ne Kupen e Liges ne Angli) Kete here, disfata erdhi në fushen e Bournemouth. Vendasit e nisën furishëm këtë takim duke rrezikuar portën e Ederson dy herë në katër minutat e para. Antoine Semenyo (2’) dhe Justin Kluivert (4’) kishin nga një rast shënimi, por porta e Man Cityt mbeti e paprekur.
Sidoqoftë kjo ndryshoi vetëm disa minuta më vonë kur Semenyo në minutën e nëntë realizoi për rezultatin 1-0. Bournemouth nuk u zmbraps as në pjesën e dytë, madje arritën të shënojnë edhe një gol tjetër.
Evanilson në minutën e 64-të me gjakftohtësi e konkretizoi në gol një super pasim nga bashkëlojtarët e tij për rezultatin 2-0. Ata kishin edhe një rast tjetër të mirë shënimi kur në minutën e 68-të Marcus Tavernier goditi shtyllën e majtë.
Me nje Haaland fantazme sot dhe me disa demtime te rendesishme, Man City reagoi me mbrojtesin bomber Josko Gvardiol në minutën e 78-të, qe me kokë e vulosi rezultatin 2-1. Pas kësaj humbje, City zbret në pozitën e dytë dhe tashmë ka 23 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli që ka 25 pike.
Surpriza e Premier League eshte Nottingham Forest qe ka arritur fitoren e peste duke shkaterruar 3-0 West Ham duke parakaluar Arsenalin dhe tashme duke u ngjitur ne vend te trete ne kampionat, me 19 pike. Chris Wood shenoi golin e pare, me pas West Ham mbeti me te kuq dhe Hudson Odoi dhe Ola Aina plotesuan “trisin” per ekipin historik anglez.