Premier League pa tifozë në stadiume? FIFA20 me gjetjen e veçantë! Tani u mbetet klubeve fjala e fundit

1 Qershor 2020
12:32
Telesport
back button

Vitet e fundit, videolojërat kanë hedhur hapa gjigantësh, me tregun e “gaming” që është në zgjerim të vazhdueshëm. Bestseller (më i shituri) për sa i përket futbollit është padiskutim FIFA20, me riprodhimin besnik të çdo detaji të botës së topit: nga opsioni trajner, me të cilin drejton një klub, te karriera si futbollist, në të cilën provon të fitosh sa më shumë trofe me personazhin tënd.

FIFA 20: Nomination POTM di Gennaio della Premier League ...

Klube, kampionate, modalitet, të gjitha “të huazuara” nga futbolli dhe të riprodhuara besnikërisht mbi lojën. Por, tani situata mund të përmbyset. Po, sepse, duke parë që futbolli do të vazhdojë për shumë kohë pa tifozë në tribuna, në Premier League kanë menduar të përmirësojnë spektaklin televiziv duke përdor FIFA20.

Njëzet klubet e Premier League, në fakt, të enjteve do t’u kërkohet të aprovojnë audion e tifozerisë së pranishme në videolojë për të përmirësuar atmsoferën e perceptuar në stadium nëse është i mbushur.

Gjithësesi, tifo virtuale është një opsion fakultativ për telespektatorët, që mund ta aktivojnë me një pulsant të telekomandës: pra, nga divani sikur je duke luajtur FIFA20, por me ndryshimin se nuk është videolojë por futboll i vërtetë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit