Premier League, të mëdhatë dalin kundër Manchester City

25 Mars 2020
14:47
Denis Hakanaj
back button

Klubet e mëdha të Premier League kundër Manchester City-t.

Siç ka bërë të ditur  Daily Mail, 10 vendet e para të renditjes, me përjashtim të Sheffield United, duket se i kanë kërkuar Gjyaktës së Arbitrazhit Sportiv që të mbajë në fuqi vendimin e marrë kundër skuadrës së Guardiola-s, duke mos e lejuar që të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirus, në fakt, vendimi prfundimtar për City-n mund të shtyhet dhe kjo do t’i lejonte Qytetarët të merrnin pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të rëdnësishëm europian për klube.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit