Premier League, zbulohen katër raste të reja me Covid-19

27 Maj 2020
20:12
Denis Hakanaj
back button

Katër persona të tjerë nga tre klube të Premier League kanë rezultuar pozitvë për coronavirus pas raundit të tretë të testimeve.

Të hënën dhe të martën e kaluar janë bërë 1.008 teste dhe një raund i katërt do të zhvillohet të enjten dhe të premten, me deri në 60 persona nga çdo klub që do të testohen.

Nuk dihet akoma nëse katër personat që kanë rezultuar pozitivë janë lojtarë apo pjesëtarë të stafit tkenik, ose mes atyre që kanë rezultuar pozitivë në raundin e parë.

Në një komunikatë për shtyp, Premier League ka bërë të ditur:

“Konfirmojmë se sot janë testuar 1.008 lojtarë dhe pjestarë të stafeve për Covid-19. Nga këta, katër kanë rezultuar pozitivë nga tre klube. Lojtarët ose pjesëtarët e stafit që kanë rezultuar pozitivë do të vetizolohen për shtatë ditë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit