Premier League zhduket nga Rusia! Kontrata u gris sot…

8 Mars 2022
18:55
Telesport
back button

Premier League përsërit dënimin e saj të thellë të luftës që po zhvillohet në Ukrainë pas pushtimit nga ushtria ruse. Këto dy javë konflikti kanë tronditur shumë futbollin anglez dhe mbi të gjitha Chelsean, i cili e gjeti veten të detyruar të pranonte lamtumirën e pronarit të tyre, manjatit rus Roman Abramovich.

Premier, megjithatë, donte mbi të gjitha të përsëriste fuqishëm thirrjen “jo luftës” të shkruar me shkronja të qarta në çdo pjesë të stadiumeve të ndryshme, në monitorë dhe me ngjyrat verdheblu të flamurit ukrainas të pranishme në çdo vend të pushtuar nga tifozët në tribuna.

Në orët e fundit edhe kryesimi i futbollit anglez ka lëshuar një deklaratë surprizë, e cila nxjerr në pah vendimin për mbylljen e vizionit të kampionatit në Rusi. “Premier League dhe klubet e saj kanë vendosur njëzëri sot të pezullojnë marrëveshjen tonë me partnerin televiziv rus Rambler (Okko Sport) me efekt të menjëhershëm dhe të dhurojnë 1 milion sterlina për të mbështetur popullin ukrainas” Që nga mëngjesi i kësaj jave, pra, Premier League nuk do të jetë më e dukshme në Rusi!

Kështu lexojmë në rreshtat e parë të komunikates së Premier, e cila më pas shton: “Liga dënon me forcë pushtimin rus të Ukrainës – lexojmë – Kërkojmë paqe dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Donacioni prej 1 milion paund do t’i dhurohet Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) për të ofruar ndihmë humanitare drejtpërdrejt për ata që kanë nevojë. Premier parashikon gjithashtu që ky aksion të pasohet nga një tjetër fundjavë me ndeshje që do të tregojnë edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën”.

Tashmë në javen e fundit të kampionatit, kapitenët e klubit mbanin shirita të veçantë dhe tifozët iu bashkuan lojtarëve, drejtuesve, zyrtarëve të ndeshjes dhe stafit të klubit në një moment reflektimi dhe solidariteti përpara fillimit të çdo ndeshjeje.

Në ekranet e mëdha u shfaqën fjalët si “Futbolli qëndron bashkë” në sfondin e ngjyrave blu dhe të verdhë të flamurit ukrainas. Një mesazh solidariteti që ka qenë i dukshëm për tifozët në mbarë botën përmes kanaleve dixhitale të Premier League dhe transmetimeve të ndeshjeve. Një gjest i fortë i Premier, ndër të parët në Evropë që mbylli çdo marrëdhënie me një TV rus!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit