PREMIER | Përmbysje dhe shpresë, titulli City-Liverpool vendoset në 90 minutat e fundit (PAMJET)

17 Maj 2022
22:46
Telesport
back button

Duhet te ishte e veshtire dhe ashtu rezultoi! Liverpool fiton me permbysje ne “Saint Mary Stadium” te Southampton, pasi e pa veten keq ne fillim duke pesuar gol. Shejntoret shtangen fillimisht Liverpoolin në sfidën e parafundit te kampionatit.

Në minutën e 13-të të takimit, Nathan Redmond realizon një gol të mrekullueshëm me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, duke u dhënë epërsinë vendasve. Pak më herët, iu afrua golit edhe Armando Broja me një nga shpërthimet e tij karakteristike.

Sulmuesi kuqezi, pasi mori një top në mesfushë, avancoi me hapin e tij galopant drejt zonës, por dalja e Alissonit dhe ndërhyrja e tij me këmbë largoi rrezikun. Epërsia e Southampton nuk zgjati shumë, pasi Liverpooli barazoi rezultatin në minutën e 27-të me Minaminon, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit vendës në një distancë të afërt, prirët me portën.

Liverpooli, pasi e dominoi ndeshjen për minuta të tëra, ia doli të shënonte golin e dytë me Matip në minutën e 67-të. Një gol i merituar për “The Reds”, që ishin të pafat në disa momente në portën e Southamptonit, te nje ndeshje e dominuar.

Në minutën e 82-të trajneri i Hasenhuttl vendosi të zëvendësonte Brojën me Adams. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, Liverpooli mori tri pikët e radhës dhe e mban të hapur çështjen e titullit në javën e fundit.

Manchester City do të jetë i detyruar të fitojë ndaj Aston Villas për të ngritur lart trofenë, pasi në të kundërt, me fitoren e mundshme të skuadrës së Kloppit ndaj Wolves, titulli do të shkonte në “Anfield”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit