Manchester United dhe Chelsea do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të javes së 10-të në elitën e futbollit anglez. United të cilët ditë më parë shkarkuan nga posti i trajnerit Erik Ten Hagun, morën fitoren e parë nën urdhrat e Ruud Van Nistelrooy, duke mposhtur me rezultat të thellë 5-2 Leicester Cityn në ‘EFL Cup’.
Në të njëjtën garë, humbje ka pësuar në anën tjetër Chelsea të cilët janë mposhtur me rezultat 2-0 nga Newcastle. Van Nistelrooy ka vendosur që sulmin t’ia besojë Rasmus Hojlund i cili do të ndihmohet nga Rashford dhe Garnacho në krah. Maresca në anën tjetër i kundërpërgjigjet me emra si Nicolas Jackson, Pedro Neto, Cole Palmer dhe Noni Madueke që e nisin titullar nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Manchester United: Onana, Mazraoui, De Ligt, Martinez, Bruno Fernandes, Hojlund, Rashford, Garnacho, Casemiro, Dalot, Ugarte.
Chelsea: Sanchez, Gusto, Fofana, Colwill, James, Lavia, Caicedo, Madueke, Palmer, Neto, Jackson.
Sakaq, ne sfiden tjeter te se dieles bie ne sy fitorja e thelle e Tottenham 4-1 ndaj Aston Villas qe po bente mjaft mire. Golat qe vendosen supersfiden erdhen ne pjesen e dyte nga Solanke (dy here) dhe ne fund perla e Maddison ne goditje denimi duke mposhtur Emiliano Martinez.