“Pres me padurim të filloj”, Sancho: Ja pse zgjodha Chelsea-n

1 Shtator 2024
9:22
Denis Hakanaj
back button

“Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Londra është vendi ku jam rritur dhe jam i lumtur që jam kthyer”.

Kështu nis intervista e parë e Jadon Sanchos si lojtar i Chelsea-t.

Sulmuesi i lindur në vitin 2000 u ble në formë huazimi me detyrim blerje nga Manchester United dhe është goditja e fundit e verës e Bluve.

Në kanalet zyrtare të klubit londinez, ish-lojtari i Borussia Dortmund foli edhe për rëndësinë e Enzo Maresca për suksesin e marrëveshjes:

“Maresca me tërhoqi me të vërtetë në projekt. E kam njohur që nga ditët kur ai ishte me Pep Guardiolën te Manchester City dhe ai ishte i rëndësishëm në zgjedhjen time”.

Sancho thellohet në temën lidhur me bisedimet me trajnerin italian:

“Ai foli me mua në telefon për këtë projekt dhe atë që po ndërtonte këtu, dhe për një lojtar të ri si unë është emocionuese. Mezi pres të filloj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit