Presidenti i Bayernit del hapur: Çdo skuadër do ta donte Sane

1 Qershor 2020
13:15
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka konfirmuar interesin e klubit të tij për Leroy Sane, duke thënë se çdo skuadër në botë do të dëshironte ta kishte në përbërje anësorin e Manchester City. Ndërkombëtari gjerman ka qenë prej kohësh në shënjestër të gjigantëve bavarezë, madje negocioi me to gushtin e kaluar, para se të pësonte atë dëmtim të rëndë, që i kushtoi operacionin. Sane nuk ka luajtur nga ai moment, por dëshira e kampionëve të Bundesligës për ta rikthyer ish-lojtarin e Schalke në Bundesligë nuk është zbehur.

“Leroy Sane është një lojtar i mirë, që çdo skuadër do të dëshironte ta kishte, – tha Hainer për BR. – Është e njohur se prej një viti jemi interesuar për të. Ai është ende nën kontratë me Manchester City. Le të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Leroy Sane është padyshim një personalitet interesant, mbi të gjitha për shkak të performancës së tij në fushë”. Edhe paraardhësi i Hainer-it, Uli Hoeness, dha shpresë fundjavën e kaluar se marrëveshja mund të bëhet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit