Presidenti Tapia e takon në Madrid; a do të kthehet Messi tek Argjentina?!

10 Dhjetor 2018
15:26
Alfred Lleshi
back button

Claudio 'Chiqui' Tapia, president i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) shfrytëzoi avantazhin e qëndrimit të tij në Madrid, për të marrë pjesë në finalen e “Copa Libertadores” mes River Plate dhe Boca Juniors, që të takohet me Leo Messin. Bashkë me të ishte edhe trajneri i Albiceleste, Lionel Scaloni.

Tapia ka publikuar të hënën në llogarinë e tij zyrtare në Twitter një mesazh, të shoqëruar me një fotografi, ku është bashkë me sulmuesin e Barcelonës. Leo Messi nuk ka luajtur për ekipin kombëtar të Argjentinës që prej eliminimit nga Franca në raundin e dytë të Kupës së Botës në Rusi, kësaj vere. Ndeshja e tij e fundit me bardhekaltrit ishte ajo në “Kazan Arena” dhe ka për qëllim të kthehet në ekipin kombëtar vitin e ardhshëm.

"Duke lënë Madridin, pas Superfinales së Libertadores dhe disa ditëve intensive pune. Finalizim i vitit dhe projektim i atij që po vjen. Ne u takuam me Leo Messin, bashkë me Scaloni", – shkruan Tapia në mesazhin e tij.

Presidenti i AFA njoftoi më 29 nëntor se i beson trajnerit Scaloni, edhe pse është emëruar përkohësisht, që të vazhdojë në detyrë së paku deri në “Copa America 2019”, në Brazil.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit