“Presion Milanit mbi rinovimin, Ibra nuk ka kontratë por është magji! Mbi Liverpool…”

5 Dhjetor 2021
23:36
Telesport
back button

Me rastin e publikimit të librit të tij të ri “Adrenalina”, Zlatan Ibrahimovic flet para mikrofonave të “Che tempo che fa”:

Në libër ke shkruar që në moshen 40 vjec zgjohesh në mëngjes gjithmonë me dhimbje…
“Çdo mëngjes i ndjej këto dhimbje por kam synime në kokën time. Duhet të mësoheni me vuajtjet dhe këto vuajtje i shndërroj në energji”.

Jeni gjithmonë në kërkim të adrenalinës?
“Adrenalina më mban në këto nivele dhe pa adrenalinë nuk do të isha këtu ku jam. Adrenalina është çelësi i gjithçkaje. Më parë isha më rock and roll dhe i bukur, tani jam më i pjekur. Si fëmijë kam qenë shumë aktiv. Prindërit u përpoqën të më kontrollonin, por nuk mundën.

Te marten eshte ndeshja me Liverpool… te themi dicka apo jeni supersticioz?
“Unë nuk besoj në bestytni, unë jam më i fortë se këto gjëra. Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe ne duhet ta luajmë atë në maksimumin tonë dhe të shohim se si do të shkojë. Sot Sampdoria juaj (duke iu referuar Fazios që mbështet Sampdoria) humbi dhe ju sjell pozitivitet.”

Erdhët te Milani dhe gjithçka ndryshoi?
“Nuk është vetëm meritë e imja, por edhe e gjithë ekipit, por më pas varet gjithmonë nga trofetë që fitohen. Kur firmos Ibra ka gjithmonë magji”.

Nëse dikush rifillon jetën tuaj, mund të shihni se keni fituar shumë beteja…
“Po, unë kam besuar gjithmonë në veten time edhe pse shumë ishin kundër meje sepse në Suedi nuk u ndjeva i mirëpritur, mund të pyesni gruan time. Por desha dhe nuk hoqa dorë. Kështu duhet ta bëjmë.” .

Në ekipin tuaj të dytë ku keni luajtur keni qenë portier?
“Po, u bëra portier se nuk isha i kënaqur me portierin që kishim dhe më pas thashë ‘lëviz se do ta bëj une portierin (qesh…)’”.

Në libër flisni edhe për Berlusconin apo jo?
“Ai gjithmonë donte që unë t’i prisja flokët, por unë i thashë që forca ime është në flokët e mi”.

Ronaldo ‘fenomeni’?
“Më i forti. E imitova në fushë, por ai i bënte gjërat me shpejtësi të jashtëzakonshme”.

Mourinho?
“Një mik i madh dhe një trajner i madh. Ai më bëri të rritem brenda dhe jashtë fushës.”

Ancelotti?
“Njeri i madh dhe trajner i madh. Kur u largua nga PSG, e thirra dhe i thashë ‘përshëndetje zotëri’. Ai u përgjigj duke më thënë që të mos e quaj më zotëri sepse jemi miq.”

Raiola?
“Mino është gjithçka… agjent, shok, baba, më shumë se familjar. Në fillim të karrierës sime më ka ndihmuar shumë”

Kontrata juaj skadon në qershor, apo jo?
“Jo, kontrata ime nuk skadon. Unë dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur dhe për aq kohë sa të kem adrenalinë do të luaj. Ne i bëjmë presion Milanit për rinovimin dhe shpresoj të qëndroj te kuqezinjtë për gjithë jetën. Unë kam ende disa objektiva për të arritur dhe dua të fitoj një tjetër  Scudetto”.

Keni frikë të hiqni dorë?
“Unë nuk e di se çfarë do të jetë pas futbollit, kështu që kam pak frikë të ndalem. Le të shohim, por dua të vazhdoj të luaj.”

Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjërat kur të thonë ‘cigan’?
“Nuk ka asnjë ndryshim kur bërtasin për ngjyrën e lëkurës apo për këtë gjë. Duhet të bësh disa gjëra të dobishme për të ndryshuar këto qëndrime dhe nuk duhet shumë për të gjunjëzuar në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit