Prezantohet Bennacer: e nis me deklaratë dashurie ndaj trajnerit Giampaolo!

20 Gusht 2019
12:20
back button

“Isha në Kupën e Afrikës, por kur Milani më mori në telefon nuk u mendova gjatë. E dija që më donin shumë dhe kjo ka shumë rëndësi”… E nis kështu konferencën e tij për shtyp futbollisti fitues i Kupës së Afrikës me Algjerinë dhe i shpallur lojtari më i mirë i turneut, Bennacer.

I transferuar nga Empoli për thuajse 18 mln euro, lojtari ka shtuar: “Roli im është playmaker, përpara mbrojtjes, por luaj ku të dojë trajneri pa asnjë problem”.

“Po rritem, Milani është ekipi perfekt për mua dhe për të mësuar që të jap më shumë dhe të punoj mirë”.

“Ndihem mirë, jam i lumtur, sepse kemi një skuadër dhe qendër sportive për të dhënë maksimumin”.

“Giampaolo? “Më kërko që të vija te Milani dhe kjo do të thotë shumë për mua. E dashuroj si trajner, do të jap më të mirën time. i njoh cilësitë e mia dhe e di që mund të mësoj ende shumë. Do të jap gjithçka nga vetja, ju premtoj”.

“Milani ka pasur shumë kampionë të mëdhenj dhe duhet të punoj shumë për t’u afruar me ata. Kupa e Afrikës? Eksperiencë e bukur. Kam marrë besim. Këtu është ndryshe, sepse ka lojtarë të mëdhenj. Duhet të jap më të mirën, siç bëra te Kupa e Afrikës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit