Prezantohet blerja 30 mln euro, Leao flet për Milanin dhe… Piatek!

20 Gusht 2019
12:12
back button

Rafael Leao kushtoi thuajse 30 mln euro dhe u transferua te Milani nga skuadra e Lille. Portugezi ka dalë sot përpara shtypit në konferencën e prezantimit për mediat. Ja disa nga fjalët e tij të para…

“Sapo mbërrita më pritën shumë mirë, jam i lumtur vërtet që kam shansin të luaj në këtë klub të madh. Edhe elozhet që më kanë bërë janë krenari për mua. Do të përpiqem që të punoj me thjeshtësi dhe do të dëgjoj të gjithë, më pas në fushë duhet të përqendrohem te ajo që do të më thotë trajneri Giampaolo”.

“Shpresoj të jap sa më shumë pasime për gol për Piatek. Jam sulmues, bëj gola por më pëlqen edhe të luaj për ekipin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit