Hans-Dieter Flick është trajneri i ri i Barcelonës. Pas ditësh pritjeje më në fund lajmi është zyrtar: Trajneri gjerman ka nënshkruar kontratën deri më 30 qershor 2026. “Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur marrëveshje që gjermani të bëhet trajner i ekipit të parë të meshkujve deri në deri më 30 qershor 2026”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit katalanas.
Pas nënshkrimit të kontratë ska folur edhe Flick, që tha: “Ky klub është i jashtëzakonshëm. Orët që kaloj këtu në Barcelonë janë fantastike sepse të gjithë këtu e duan këtë klub dhe përpiqen të japin maksimumin për të qenë të suksesshëm. Filozofia që ata kanë është e ngjashme me timen: Zotërimi i topit dhe futbolli me të vërtetë sulmues, këto janë gjërat që unë i dua”.
“Kam fituar disa tituj me Bayern Munich dhe uria ime për tituj të tjerë është vërtet e madhe. Do të doja të vazhdoja në këtë rrugë me Barcelonën dhe mendoj se së bashku mund të arrijmë shumë”, tha më tej trajneri gjerman, që drejtonte bavarezët kur Barça e eliminoi nga Champions pas humbjes 8-2.