Mungesa e Rodri, i dëmtuar për një kohë të gjatë, po rëndon mbi Manchester City. Skuadra kampione e Anglisë është në krizë prej disa javësh, teksa rezultatet negative kanë vënë shumë pikëpyetje për të ardhmen.
Për pasojë, objektivi kryesor i “citizens” do të jetë gjetja e një zëvendësuesi të denj. Me merkaton e janarit që po afrohet, klubi ka piketuar dy emra për rolin e “regjizorit”, por vetëm njëri do të vijë ne “Etihad”.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, klubi anglez po mendon për mesfushorin italian Samuele Ricci, që luan në Torino dhe spanjollin Martin Zubimendi, që luan në Spanjë me Real Sociedad.
Duket se klubi është ende duke vlerësuar se cilin prej tyre do të vendosë në “kabinën e regjisë”, pa harruar edhe përforcime të tjera në të gjitha repartet. Por gjetja e një zëvendësuesi të Rodri mbetet objektivi primar.