Prishi martesën mes Icardit dhe Wanda Nara, modelja del hapur: Jam e dashura e tij, kam marrë kërcënime

27 Maj 2023
8:45
Alfred Lleshi
back button

“Telenovela” e Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se nuk ka fund, e cila pasurohet me “kthesa” të reja e të bujshme. Pas njoftimit të fundit të showgirl-it argjentinas, e cila deklaroi se është ndarë nga sulmuesi i Galatasaray, tashmë shfaqet një femër misterioze, me të cilën Icardi duket se e ka tradhtuar gruan e tij. Së fundi, ajo ka konfirmuar historinë e tyre të dashurisë.

Po flasim për Candela Lecce, një modele që kishte folur tashmë për historinë e saj me futbollistin argjentinas. Tashmë ajo ka konfirmuar tradhtinë e pretenduar të Icardit: “Mendoj se kam qenë gjithmonë shumë e respektueshme, edhe kur jam ndjerë e sulmuar. Gjithmonë jam përgjigjur me zemër, si një njeri që nuk gënjen. Çdo njeri mund të thotë çfarë të dojë, unë jam e qetë se kam thënë të vërtetën”.

Pasi tregoi historinë e saj me sulmuesin argjentinas, Candela Lecce zbuloi se ishte kërcënuar: “Kam marrë dy telefonata në ditët e fundit për të mos folur më për këtë histori. Ata më kërkuan të mos flas më për këtë, tani jam shumë e frikësuar. Nuk iu përgjigja asgjëje, thjesht po them të vërtetën time, kam edhe prova. Nuk e di nëse pas atyre thirrjeve qëndron Icardi, por ishte një zë mashkulli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit