“Prisja shumë më tepër”; Vieri i fajëson të gjithë për eliminimin e Italisë nga Europiani

6 Korrik 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Ish-sulmuesi Christian Vieri thotë se eliminimi i Italisë nga “Euro 2024” është “faji i të gjithëve” dhe këmbëngul se axurrët duhet të përpiqen “gjithmonë” të fitojë turnetë më të mëdhenj: “Eliminimi është faji i të gjithëve. Nuk më pëlqen kurrë të fajësoj dikë në veçanti. Futbolli është lojë grupi, ndaj fajin e kanë të gjithë.

Unë prisja shumë më tepër, nuk patëm një Europian të mirë, nuk ka asgjë të keqe ta themi këtë. Ne jemi një vend i sëmurë pas futbollit, kemi fituar katër Kupa të Botës… Është normale që trajneri të marrë më shumë faj përsipër se të tjerët, por sigurisht që duhet të përmirësohemi. Federata do të kujdeset për këtë”.

A i ka munguar guximi kësaj kombëtareje?
Po flisja me miqtë e mi dhe ata thonë se duhet të pështysh gjak, ndonjëherë mund të hedhësh edhe disa grushta. Sidoqoftë, ndonjëherë nuk mjafton. Jep gjithçka dhe nuk mjafton, ndonjëherë të tjerët janë më të mirë. Edhe unë ndonjëherë e kam gjetur veten në ato situata, pasi nuk kam luajtur një ndeshje të mirë. Këto janë gjëra normale për këtë sport.

A e shihni Interin sërish favorit për të fituar titullin e Serie A? A e prisnit që Lautaro të rritej kaq shumë?
Ai ka shumë vite që shënon gola, ka dëshmuar se është një nga sulmuesit më të mëdhenj në botë. Nuk më habit. Për mua, Interi e fillon sërish si ekipi më i fortë dhe favorit për të fituar kampionatin. Ka një skuadër të shkëlqyer, trajner dhe president të madh, pastaj fusha do ta vendosë.

Cilin do të merrnit mes Lukakut dhe Zirkzee në ekipin tuaj?
Unë nuk do ta merrja Lukakun e Romës dhe të këtij Kampionati Europian. Më së shumti marr Lukakun e kohës kur ishte me Conte…, jo të këtij viti. Duke e parë, ai lufton fizikisht, është i gjatë dhe muskuloz. Sa më shumë që stërvitet, aq më mirë bëhet. Megjithatë, unë gjithmonë do të merrja dikë si ai, që ka përvojë dhe ka luajtur në skuadra të mëdha.

Cili klub mendoni se do të jetë protagonisti i merkatos?
Është ende herët, duhet të kuptojmë se sa para kanë skuadrat për të bërë transferime. Jam kurioz për Napolin, një trajner i madh ka shkuar atje. Pa suksese do t’i masakrojë lojtarët gjatë gjithë javës, mendërisht dhe fizikisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit