Diogo Costa, portieri i Portugalisë, u zgjodh MVP i ndeshjes kundër Sllovenisë, e vlefshme për 1/8 finale të “Euro 2024”. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, duke qenë se fillimisht ai e mbajti rezultatin 0-0 në kohën shtesë, me një pritje të shkëlqyer karshi Sesko, më pas neutralizoi të 3 penalltitë e kundërshtarëve.
Më poshtë janë deklaratat e tij për “Uefa.com”: “Kur e shpëtova gjuajtjen e Sesko në shtesë, mendova se duhej ta bëja. Lexova gjuhën e trupit të tij dhe arrita ta ndihmoj skuadrën time.
Kjo është ndoshta ndeshja më e mirë e jetës sime. U fokusova në atë që duhej të bëja, ndoqa instinktet e mia. Natyrisht, ne i kishim analizuar penalltitë, por lojtarët ndryshojnë dhe mënyra e gjuajtjes ndryshon.
Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që e kam ndihmuar ekipin të kualifikohet në çerekfinale. Të gjithë e ndjemë nevojën të vazhdonim të besonim pas penalltisë së parë të Ronaldos. Ne besuam te triumfi deri në fund dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”.