Lajm i keq, shumë i keq për Antonio Conte. Napoli humbet Khvicha Kvaratskhelia për ndeshjet e radhës. Gjatë ndeshjes kundër Lazios, të planifikuar për të dielën e kaluar në Maradona, anësori ofensiv gjeorgjian u lëndua pas një ndërhyrjeje. Sot Kvara ka kryer analizat e nevojshme dhe ka mbërritur diagnoza: dëmtim i shkallës së ulët të ligamentit kolateral medial.
Kjo është deklarata e klubit italian: “Gjatë ndeshjes së së dielës kundër Lazios, pas një përplasjeje në lojë, Khvicha Kvaratskhelia pësoi një ndrydhje në gjurin e djathtë. Sot lojtari iu nënshtrua testeve instrumentale në spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një dëmtim te shkallës së ligamentit kolateral medial. Kvaratskhelia ka filluar tashmë procesin e rehabilitimit.”
Cilat do të jenë periudhat e rikuperimit? Zakonisht për një çarje të shkallës së ulët të kolateralit medial, prognoza është rreth katër javë, kështu që viti 2024 i Kvaratskhelia tashmë mund të ketë përfunduar.
Ish-lojtari i Dinamo Batumi sigurisht që do të mungojë në ndeshjet e radhës ndaj Udineses, Genoa-s dhe Venezia-s, ndoshta edhe te paren e 2025-ës kundër Fiorentinas…