Probleme fizike, fituesja e US Open tërhiqet nga Roland Garros

18 Shtator 2020
8:41
Telesport
back button

Tenistja japoneze Naomi Osaka, fituese 5 ditë më parë e grand slam të US Open ka vendosur të mos luajë në grand slam të Roland Garros, që nis pas 10 ditësh në Paris (27 shtator).

Shkak i mungesës së Osaka është një dëmtim në kofshë, që e bën të pamundur rikuperimin në kohë për turneun francez. Osaka ka konfirmuar vendimin e saj përmes një postimi në “Twitter”.

Për fat të keq, nuk do të jem në gjendje të luaj në Roland Garros këtë vit. Dëmtimi në kofshë është ende i pranishëm dhe nuk kam kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë turne që luhet në fushat me dhè”, tha Osaka.

Këto dy turne janë shumë afër njëri-tjetrit për mua”, tha Osaka, numri 3 në botë, që është tenistja e parë “big” që tërhiqet nga Roland Garros.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit