Probleme me gjurin, Serena Williams tërhiqet nga turneu i Romës

14 Maj 2019
19:42
Telesport
back button

Tenistja amerikane Serena Williams ka mbyllur para kohe turneun Masters të Romës. Ish-numri 1 në botë ka marrë sot pasdite vendimin për t’u tërhequr nga turneu i fushave me dhè që zhvillohet në kryeqytetin italian për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë.

Lajmin e ka konfimuar vetë tenistja, që u shpreh: “Do të më mungojnë mbështetësit në këtë turne dhe më vjen keq që nuk kam mundësinë të vazhdoj të luaj në një nga turnetë e mi të preferuar. Do të fokuson të rehabilitimi dhe mezi pres të luaj në Roland Garros. Premtoj se do të jem në Romë vitin tjetër”, tha tenistja 37-vjeçare.

Në raundin e parë të turneut roman, Serena mundi 2-0 (6-4, 6-2) suedezes Rebeca Peterson dhe në raundin e dytë do të përballej me motrën e saj Venus Williams. Gjithsesi, kjo sfidë brenda familjes nuk do të luhet dhe Venus do të shkojë në raundin e tretë pa djersitur shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit