Probleme mes Mbappe dhe Luis Enrique? Trajneri: “Nuk jemi bashkë sepse ai…”

19 Dhjetor 2023
15:46
Denis Hakanaj
back button

Në Francë po flitet shumë për një pakënaqësi të supozuar të Kylian Mbappe lidhur me pozicionin e tij të ri në fushë.

Luis Enrique e ka vendosur ish-lojtarin e Monacos si qendërsulmues në ndeshjet e fundit, një rol që lojtarit duket se nuk i pëlqen veçanërisht.

Megjithatë, trajneri spanjoll përjashtoi problemet në dhomat e zhveshjes dhe në konferencën për shtyp foli për marrëdhënien e tij me Kylian:

“Gjithmonë njësoj, perfekte. Nuk jemi çift kryesisht sepse ai nuk do atë”, ka thënë duke qeshur.

“Nuk e di pse vazhdoni të më bëni këtë pyetje: Unë jam shumë i afërt me lojtarët e mi dhe me Kylian, ai është një njeri që gjithmonë bën shaka. Jam shumë i lumtur”.

Mbappe do të mbushë 25 vjeç këtë të mërkurë.

“25 vjeç, është shumë i ri, është në moshën e djalit tim. Shpresoj të ketë akoma shumë suksese individuale dhe mbi të gjitha kolektive. Shpresoj t’i arrijë te PSG dhe ta ndihmojmë në rrugëtimin e tij.

“Niveli i tij është fantastik. Është fantastike ta kesh atë në këtë ekip, me gjithçka që ai sjell. Ai është në majat e futbollit botëror”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit