Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga pranon se është i pakënaqur me rolin e tij për Francën në Euro 2024.
Camavinga ka humbur pozicionin e tij në mesfushë ndaj yllit të Al Ittihad, N’Golo Kante në mesfushë.
“Në fillim të Europianit, trajneri më tha se cili do të ishte roli im”, tha Camavinga.
“Nuk jam i lumtur që nuk luaj shumë, por e di se koha ime do të vijë.
“Ende nuk më pëlqen të luaj në mbrojtje, kjo nuk ka ndryshuar. Por unë jam lojtar skuadre, nëse më duhet të luaj në krahun e majtë, do të jap gjithçka”.