Probleme për Italinë, ylli i Inter-it humb Euro 2024

30 Maj 2024
17:50
Denis Hakanaj
back button

Nuk do të ketë Euro 2024 për Francesco Acerbi-n.

Federata Italiane e Futbollit ka komunikuar se mbrojtësi i Inter-it nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e skuadrës në Coverciano në prag të Kampionatit Europain për shkak të pubalgjisë.

Trajneri Luciano Spalletti do ta zëvendësojë me mbrojtësin e Juventus-it, Federico Gatti, i cili ka mbetur jashtë listës së 30 të grumbulluarve fillimisht.

Gatti do ta nisë përgatitjen në Continassa, për t’iu bashkuar më pas kombëtares.

KOMUNIKATA E FIGC

“Për shkak të pasojave të një ‘dhimbje në ije’ (pubalgji), futbollisti Francesco Acerbi nuk do të jetë pjesë e kombëtares që do të grumbullohet nesër në Qendrën Teknike Federale në kuadër të UEFA EURO 2024.

“Trajneri Luciano Spalletti ka lajmëruar tashmë mbrojtësin e Juventusit, Federico Gatti, i cili është vënë në dispozicion dhe menjëherë do të nisë punën në qendrën stërvitore të klubit.

“Për momentin janë 29 lojtarë që do të grumbullohen nesër në qendrën stërvitore në Coverciano brenda orës 12:00”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit