Probleme për Juventus-in, dy lojtarë rrezikojnë derbin

13 Dhjetor 2018
22:43
Denis Hakanaj
back button

Juan Cuadrado pritet të mungojë në derbin kundër Torino-s, që Juvenus do të luajë këtë fundjavë në kampionatin italian, por edhe Joao Cancelo është në dyshim. Lajmi i mirë për Allegri-n është kthimi i Medhi Benatia-s.

Cuadrado është dëmtuar në ndeshjen e Champions League të humbur 2-1 nga bardhezinjtë në fushën e Young Boys të mërkurën në mbrëmje.

Cancelo, nga ana tjetër, nuk ka qenë i grumbulluar për ndeshjen me zviceranët dhe mbetet në dyshim për derbin. Benatia nuk ka luajtur në Champions për shkak dëmtimit, por është kthyer në stërvitje të enjten.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit