Probleme për Real-in, deklarata e Ancelotti-t mund të prishë planet e Perez

10 Maj 2024
15:53
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid mori një fitore të madhe ndaj Bayern Munich dhe siguroi një biletë për në finalen e Champions League.

Madrilenët shfaqën shpirtin e tyre të pathyeshëm dhe realizuan një tjetër përmbysje magjike në Champions, por ndeshja pati pak polemika me golin e Bayern Munich të anuluar në fund.

Trajneri Carlo Ancelotti iu përgjigj polemikave duke akuzuar Kimmich për një simulim të Kimmich që çoi tek anulimi i golit të Nacho-s.

Në të vërtetë, sipas Mundo Deportivo komentet e Ancelottit mund të ndikojnë në transferimin e mundshëm të Kimmich te Real Madrid.

Me mesfushorin e Bayern Munichut që hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Toni Kroos që ende nuk ka konfirmuar vazhdimësinë e tij në kryeqytetin spanjoll, Kimmich konsiderohet si një zëvendësues i mundshëm.

Megjithatë, kjo ide duket se është zbehur pak pas deklaratës së Ancelotti-t, duke e afruar gjermanin më shumë me Barcelona-n, gjithashtu e interesuar për Kimmich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit