Probleme për Real-in, gjigantët e Premier League duan yllin e ri të Los Blancos

21 Qershor 2024
10:51
Denis Hakanaj
back button

Liverpool thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e të riut të Real Madridit, Arda Guler, në merkaton e verës.

Sipas TeamTalk, trajneri i ri i Reds, Arne Slot, do të jetë i gatshëm të bëjë një lëvizje nëse lojtari bëhet i disponueshëm gjatë verës.

Kjo do të ishte një lëvizje e madhe për Merseysiders, pasi turku konsiderohet si një nga talentet e rinj më të mirë në Europë.

Sidoqoftë, Guler mbërriti në Santiago Bernabeu vetëm në verën e vitit 2023 për një tarifë fillestare të raportuar prej 20 milionë euro.

Që atëherë, ai e ka pasur të vështirë të sigurojë një vend në formacionin titullar nën drejtimin e Carlo Ancelotti, duke luajtur vetëm 13 ndeshje dhe duke shënuar shtatë gola.

Guler, i cili kryesisht luan si numri 10, mund të luajë edhe në krah nëse është e nevojshme. Për momentin, Liverpool është pa një mesfushor kreativ dhe lojtari i Los Blancos mund të jetë përgjigja për këtë problem.

As Alexis Mac Allister, Curtis Jones dhe as Dominik Szoboszlai, të cilët zakonisht luajnë në mesfushën e Reds, nuk mund ta mbulojnë këtë rol. Prandaj, Guler mund të çimentojë një pozicion për veten e tij nëse vendos të transferohet në Anfield.

Aktualisht, ai ka një kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2029, që do të thotë se Liverpool-it do t’i duhej një shumë e madhe për ta marrë.

Për momentin, Guler po përfaqëson Turqinë në Euro 2024, ku ai shënoi një gol mahnitës në fitoren 3-1 të vendit të tij ndaj Gjeorgjisë më 18 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit