Probleme shëndetësore gjatë ndeshjes, Serena Williams tërhiqet nga Indian Wells

11 Mars 2019
11:30
Telesport
back button

Tenistja amerikane Serena Williams është tërhequr sot nga turneu Masters i Indian Wells. Probleme shëndetësore për numrin 10 në botë për femra, që është detyruar të tërhiqet sapo ka nisur seti i dytë (ndeshja ishte e vlefshme për raundin e tretë).

Williams, ish-numri 1 në botë, e nisi mjaft mirë ndeshjen ndaj rivales spanjolle Garbine Muguruza, duke udhehequr 3-0 me “game”. Por papritur ka probleme me tensionin edhe pse vazhdon të luajë. Muguruza fiton 6 “game” radhazi” dhe fiton 6-3 setin e parë.

Tenistja spanjolle fiton edhe “game” e parë të setit të dytë, moment kur ndeshja ndalet. Serena Williams kërkon  ndihmën e stafit mjekësor, që i masin tensionin. Në këtë moment merret vendimi për t’u tërhequr.

Serena e ka fituar 2 herë këtë turne, në vitet 1999 dhe 2001, por u tërhoq për më shumë se 15 vjet, pas vërshëllimave për racizëm që mori gjatë ceremonisë. Ajo u rikthye 3 vite më parë, por nuk ka mundur të fitojë më.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit