Probleme shëndetësore në avion për Mike Tyson, shoqërohet me urgjencë në spital pas fluturimit

29 Maj 2024
12:18
Telesport
back button

Legjenda e boksit Mike Tyson, ka patur probleme shëndetësore gjatë një fluturimi me avion fundjavën e kaluar. Lajmi u konfirmua orët e fundit nga mediat amerikane, që konfirmojnë se ish-boksieri po udhëtonte nga Majemi në Los Anxhelos.

Përfaqësuesit e Mike Tyson thanë në një deklaratë se ish-kampioni i botës i peshave të rënda, tashmë 58 vjeç, “përjetoi të përziera dhe marramendje për shkak të një ulçere që shpërtheu 30 minuta para uljes” së avionit. Ai u transportua me urgjencë në spital.

Gjithsesi, duket se ai problem shëndetësor është kaluar pa shumë probleme dhe se tani Mike Tyson po rikuperon dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Edhe kompania American Airlines konfirmon incidentin në flutirim.

Ajo tha se “Fluturimi 1815” u prit në pistën e Los Anxhelosit nga një staf mjekësor i ndihmës së parë “për shkak të nevojave mjekësore të një klienti”. Tyson po përgatitet të duelojë me 27-vjeçarin Jake Paul, sfidëqë do të zhvillohet në korrik në Dallas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit