Skandali seksual dhe familjar që ka përfshirë Kyle Walker po e vë në provë kombëtaren angleze para finales së Kampionatit Europian.
Tensioni, sipas shtypit anglez, është rritur nga Annie Kilner, gruaja e mbrojtësit të djathtë të Manchester City, dhe ish e dashura e tij, Lauryn Goodman.
Të dyja kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të bërë tifo për Anglinë në finalen kundër Spanjës. Një situatë e pazakontë, që do ta shtyjë Southgate të marrë vendime drastike.
Futbollisti nuk do të lejohet të takohet me asnjërën nga femrat e jetës së tij para finales së Berlinit, si masë parandaluese e përçimit të tensionit familjar në kombëtare, para një sfide të tillë tejet të rëndësishme.