Mesfusha është problemi numër 1 i Manchester City këtë sezon. Me dëmtimin e Rodrit në ndeshjen kundër Arsenalit (mungesë deri në fund të sezonit), “Qytetarët” nuk i kanë punët mirë.
Gundogan është fikur pas rikthimit nga Barcelona, kurse Kovacic nuk e luan dot rolin e mesfushorit defensiv.
Daily Mail raporton se City ka një buxhet mbi 80 mln euro për merkaton e janarit dhe duket se ka hedhur sytë te mesfushori Martin Zubimendi.
25-vjeçari është sugjerim i Rodrit. Duke qenë se ata luajnë bashkë në kombëtaren spanjolle, fituesi i “Topit të Artë” e ka sugjeruar për merkaton e Guardiolës.