“Problemi i Griezmann te Barça është… Messi”

14 Nëntor 2019
15:16
Denis Hakanaj
back button

Përshtatja dhe paraqitjet e Antoine Griezmann me fanellën e Barcelona-s janë tema që diskutohen shpesh në Spanjë, por edhe në Francë. Për sulmuesin e katalanasve ka folur mësuesi i tij, Eric Olhats.

Njeriu që e ka rritur “djallin e vogël” ka zbuluar arsyen e vështirësive të sulmuesit për t’u përshtatur me skemat e klubit të ri. “Antoine është zhvilluar kryesisht si sulmues”, ka thënë Olhats për L’Equipe.

“Reparti i sulmit është reparti i tij, ai jep maksimumin në pozicionin e tij. Problemi është se në atë pozicion luan Messi. Kanë të njëjtin pozicion. Imagjinoj se duhet të jetë e vështirë për Valverde-n ta aktivizojë Griezmann në atë skuadër”.  

“Antoine ka kaluar nga skema 4-4-2 e Atletico Madrid tek ajo 4-3-3 e Barcelona-s. Kjo ka ndryshuar gjithçka dhe ai tani duhet të gjejë vendin e tij te Barcelona”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit