Problemi janë kamerat! Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij

6 Korrik 2025
14:03
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali.

Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, gjë që për mediat portugeze është e papranueshme.

Thuhet se Cristiano ka komunikuar me bashkëshorten e ish-lojtarit të Liverpool, Rute Cardozo, ashtu si edhe me prindërit e ish-shokut të tij të skuadrës, uke u dhënë fjalën se do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Vendimi për të mos u paraqitur në funeral ishte shokues, por 40-vjeçari e ka një shpjegim. Sipas tij, ai nuk ka dashur ta kthejë ceremoninë në show personal, sepse kamerat do të fokusoheshin vetëm tek ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit