Prokuroria federale mbyll hetimin për shitjen e Milanit tek “RedBird”, ja vendimi surprizë

14 Qershor 2024
14:02
Alfred Lleshi
back button

Prokuroria federale e FIGC sapo ka arkivuar “në gjendjen e dokumenteve” dosjen e hapur për transferimin e pronësisë së Milanit nga ‘Elliott’ te ‘RedBird’. Hetimi e zyrës së drejtuar nga prokurori Giuseppe Chinè u hap në mars, pas marrjes së një pjese të dokumenteve nga Prokuroria Publike e Milanos që hetonte operacionin financiar.

Dokumentet ishin dërguar në gjysmën e dytë të marsit, dekreti i kërkimit i kryer si pjesë e hetimit për shitjen e Milanit nga ‘Elliott’ tek ‘RedBird’ në gusht 2022 kishte mbërritur në tavolinën e Chinè.

12 faqet e dekretit përmbajnë hipotezën e krimit kundër Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis, CEO aktual dhe ai i mëparshmi i klubit kuqezi, me akuzën: pengesë për ushtrimin e funksioneve të autoriteteve mbikëqyrëse publike.

Tani vjen pushimi i hetimeve, të paktën përsa i përket prokurorisë federale, ndërkohë që hetimi i kryer nga prokuroria e Milanos për momentin vijon ende. Për sa i përket drejtësisë sportive, megjithatë, Milani nuk rrezikon më.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit