Promotori i Superligës Europiane: Tifozëve nuk iu pëlqen formati i ri i Champions League

20 Nëntor 2024
13:03
Alfred Lleshi
back button

“Tifozët nuk e pëlqejnë Ligën e re të Kampionëve, as unë. Nuk duhet të imponohet një format i ri për klubet. Ne nuk do ta bënim këtë, sepse klubet do të vendosin”. Kështu u shpreh Bernd Reichart, CEO i A22, kompanisë promotore të Superligës Europiane.

“Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë na ka lejuar të kuptojmë më mirë iniciativën tonë, – shtoi ai. – Është e vështirë për klubet europiane të jenë më globale sot, por një kompeticion i menaxhuar nga vetë klubet mund të ndihmojë në këtë kuptim”.

Duke folur për klubet që kanë dalë kundër Superligës, ai shpjegoi: “Klubet që mendojnë për një ide monopoliste të futbollit nuk janë në gjendje të përqafojnë idetë e reja. Edhe nëse qëndrimi i tyre sot mbetet i kundërt me ne, unë i ftoj të ndjehen të lirë, të informohen se cila është rruga që do të donim të ndiqnim”.

Reichart nuk komentoi se sa kohë do të duhet për të parë krijimin e Superligës: “Për momentin kemi siguri juridike, pastaj na duhet konsensus dhe gjetja e ekuilibrit në aspektin e qeverisjes dhe qëndrueshmërisë për klubet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit