PRAPASKENAT: Leonardo britma Neymar-it para skuadrës, lojtari nuk e duron

21 Korrik 2019
9:52
Eraldo Harlicaj
back button

Marrëdhëniet e PSG-së dhe Neymar-it nuk mund të përmirësohen, por as ato ndërmjet Leonardos dhe yllit brazilian. Drejtori sportiv i kampionëve të Francës e ka qortuar lojtarin para shokëve të ekipit. 

Ai e ka marrë shembull brazlianin duke vendosur autoritet dhe para të tjerëve. Zyrtari parisien i tha stafit teknik se askush nuk është i paprekshëm dhe nuk mund të tolerohet nëse gabon në sjellje. Gjoba e majme për Neymarin është zyrtarizuar para skuadrës.

Pas shkundjes para ekipit, takimi ndërmjet Neymarit dhe Leonardos ka vazhduar i tensionuar me britma të larta. Lojtari kërkon largimin nga PSG-ja, ndërsa do minimalisht 222 milionë që nuk merr përsipër t'i paguajë askush. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit