“Pse zhdukem dhe rishfaqem? Strategji e imja… Me Partizanin nuk humbasim”

21 Shkurt 2020
20:37
back button

Heroi I Tiranës, protagonist I fushës, Winful Cobbinah, që nuk realizoi gol, por dha asistin vendimtar, për Gol pas Goli u shpreh se si ka ardhur kjo rritja e tij në lojë: “Eshtë sezoni im I dytë dhe forma vjen duke u rritur. Jam mësuar me ambjentin, skemat, ekipin, atmosferën dhe kampionatit. Jam I lumtur për atë që po bëjmë deri në këtë moment”.

Sakaq, fakti se nuk është I vazhdueshëm në lojë shpjegohet kështu nga afrikani: “Ka momente kur edhe duhet të pushosh, nuk është e vërtetë që zhdukem. Eshtë strategji e imja, pasi shlodhem dhe më pas rikthehem në fushë edhe më fort dhe jam gati për shpërthimin final”.

Derbi? “Jemi në formë! Humbjen nuk e llogaris ndaj Partizanit, kaq mund të them”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit