PSG dorëzohet për largimin e sulmuesit, detaji që i nxjerr zbuluar

14 Janar 2020
19:25
Eraldo Harlicaj
back button

PSG do të luajë sërish me Monacon pas barazimit në shtëpi 3-3. Ekipi i Thomas Tuchel duhet të luajë në transfertë për të marrë “hak” pas atij barazimi të papritur. Tekniku ka bërë me dije listën e lojtarëve që do të grumbullojë dhe ka një surprizë. 

Edision Cavani nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Sulmuesi do largimin prej kohësh, ndërsa një lëvizje e tillë mund të lidhet pikërisht me përfundimin e bashkëpunimit. Uruguiani do një skuadër ku të luajë rregullisht, ndërsa Tuchel ia ka bërë të qartë se nuk mund t’i sigurojë vend në formacion. 

Atletico Madridi ka shprehur interes për të dhe lojtari dëshiron t’i bashkohet ekipit të Simeones. PSG mund të jetë dorëzuar, pasi në verë lojtari do të dalë i lirë në treg dhe drejtuesit mund të mendojnë për të përfituar diçka. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit