PSG fiton edhe pa Mbappe, përmbys Lille dhe arratiset (Video)

10 Shkurt 2024
23:02
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka fituar 3-1 kundër Lille në javën e 21-të të kampionatit francez.

Një fitore me peshë për parisienët që ka ardhur edhe pa ndihmën e Kylian Mbappe, i cili është lënë pushim këtë mbrëmje nga trajneri Luis Enrique.

PSG 0-[1] Lille – Yusuf Yazıcı 6′ – Video

Ndeshja nuk ka nisur mirë në Parc des Princes, duke parë se kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 6-të me Yazici, i cili ka përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe ka shënuar.

PSG [1]-1 Lille – Goncalo Ramos 10′ – Video

Megjithatë, reagimi i PSG-së ka qenë pothuajse i menjhershëm me Goncalo Ramos që ka barazuar rezultatin në minutën e dhjetë me portën e boshatisur pas asistit të marrë nga Dembele.

PSG [2]-1 Lille – Alexsandro Own Goal 17′ – Video

Shtatë minuta më mbrapa ka ardhur një autogol i Alexsandro-s që ka përmbysur gjithçka para se Kolo Muani të fiksonte shifrat në 3-1 në minutën e 80-të.

Falë kësaj fitoreje, PSG kryeson me 60 pikë renditjen, 11 më shumë se Nice e vendit të dytë, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit