PSG frikëson Milan-in, zbulohet plani i këshilltarit të Al-Khelaifi-t

18 Qershor 2022
21:04
Denis Hakanaj
back button

Milan duhet të bëjë kujdes, PSG duket se është vënë në lëvizje për mesfushorin e Lille, Renato Sanches. Ky është lajmi i dhënë nga portali Le10sport.com.

Operacioni drejtohet nga Luis Campos, natyrisht, këshilltari direkt i presidentit Nasser Al-Khelaifi. Paris Saint Germain po përshpejton hapat për të arritur te objektivat e vënë në shënjestër për ta patur skuadrën të kompletuar (ose pothuajse) para fillimit të stërvitjeve.

Blerja e parë e parisienëve duhet të jetë Vitinha nga Porto për rreth 40 milionë euro, shumë e barabartë me atë të klauzolës për prishjen e parakohshmë të kontratës.

Megjithatë, në mesfushë, ku vetëm Verratti e ka të sigurt vendin, kërkohet një profil tjetër që mund të jetë pikërisht Renato Sanches, i vlerësuar rreth 30 milionë euro.

Faqja franceze ka shkruar se Milan-i është vënë shumë më përpara në ndjekje të portugezit të Lille, por PSG ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit. Dhe duket se është gati të bëjë hapin e dytë: ofertën zyrtare.

Konkurrenti më i madh i kampionëve të Francës është Milan-i. Lille dhe kuqezinjtë kanë patur marrëdhënie shumë të ngushta. Megjithatë, PSg duket se nuk është shumë i frikësuar dhe mund të shfrytëzojë një tjetër faktor, praninë në stol të Christophe Galtier, që Renato Sanches e njeh shumë mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit