PSG “fshin” Strasbourg-un dhe kthehet në krye (Video)

19 Tetor 2024
23:08
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain është kthyer te fitorja në kampionat.

Skuadra e Luis Enrique ka mundur 4-2 Strasbourg-un në shtëpi në javën e tetë të Ligue 1, pasi në ndeshjen paraardhëse nuk kishte shkuar dot më larg se nja barazim 1-1 me Nice.

PSG-STRASBOURG 4-2 – GOLAT – VIDEO

Talenti 18-vjeçar Mayulu (18′), Asensio (47′), Barcola (66′) dhe Lee Kang-In (90′) kanë shënuar për parisienët.

Mara (58′) dhe Diongue (91′) kanë qenë autorët e golave të Strasbourg.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit