PSG fut në kaos ekipin e Serisë A, ylli nuk paraqitet në stërvitje

18 Gusht 2024
16:02
Denis Hakanaj
back button

Mungon Ademola Lookman në listën e lojtarëve të Atalanta-s të grumbulluar për ndeshjen kundër Lecce-s nesër në orën 18:30. Lajmi vjen befas, duke hapur një tjetër çështje pas asaj që ka javë që vazhdon për të ardhmen e Koopmeiners.

Lookman mungon në listën e trajnerit Gasperini për debutimin e tij në kampionat (siç mungojnë El Bilal Touré dhe Koopmeiners, të dy në qendër të negociatave për t’u larguar nga Atalanta), pasi – sipas asaj që raporton gazzetta.it – ​​këtë mëngjes numri 11 i zikaltërve nuk është paraqitur në seancën stërvitore.

Arsyeja

Në ditën që Atalanta po përgatitet të mirëpresë Lazar Samardzic, lajmi i vërtetë i merkatos vjen nga sulmuesi nigerian. Sipas raportimeve të Sky Sport, në fakt, vetë Lookman ka kërkuar që të mos grumbullohet për ndeshjen në fushën e Lecce-s.

Arsyeja? Ndoshta e lidhur me merkaton, duke qenë se në orët e fundit PSG është paraqitur dhe është në kërkim të një sulmuesi për të kompletuar repartin ofensiv. Një situatë që do të duhet monitoruar në orët e ardhshme në pritje të deklaratave zyrtare.

Heroi i finales së Europa League të fituar ndaj Bayer Leverkusenit, kujtojmë se ka kontratë deri në vitin 2027 me bergamaskët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit