PSG gjen pasardhësin e Dani Alves, vjen talenti i Barcelonës

25 Qershor 2019
17:29
Telesport
back button

Pas largimit të Dani Alves, skuadra e PSG-së ka nisur të kërkojë për zëvendësuesin e tij. Dhe i përzgjedhuri i Tuchel për të luajtur me skuadrën kampione të Francës është portugezi Nelson Semedo, që luan me Barcelona.

25-vjeçari ka ende edhe 3 vite kontratë me skuadrën katalanase (skadon në verën e vitit 2022), por lojtari mund të transferohet te PSG-ja për vlerën e 40 milionë eurove.

Nga ana tjetër, Barcelona ka nevojë të arkëtojë për të bërë merkato dhe është gati të pranojë një ofertë të mirë që do të vijë nga Parisi. Semedo luan me skuadrën “blaugrana” prej dy sezonesh dhe në 82 ndeshje ka realizuar 1 gol.

Trajneri Thomas Tuchel beson se Semedo është i përshtatshëm për të luajtur në krahun e djathtë, duke marrë trashëgiminë e Dani Alves.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit