PSG gjen pasardhësin e Mbappe në Premier, kërkesa është 140 milionë euro

13 Mars 2024
17:40
Denis Hakanaj
back button

Tashmë të gjithë e dinë, Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit për t’u transferuar te Real Madrid kur t’i skadojë kontrata. Dhe kështu te PSG ka nisur kërkimi për zëvendësesin.

Verën e ardhshme klubi francez do të thirret për të zëvendësuar lojtarin e tij më të mirë dhe po kërkon në merkato për profilit e duhur.

Përveç emrave të përmendur tashmë (Osimhen, Leao, Rashford, Salah), në listën e parisienëve, sipas asaj që tregohet nga kolegët kolumbianë të El Pais, është edhe Luis Diaz.

Pas një sezoni e gjysmë si lojtar zëvendësues, këtë vit sulmuesi i krahut nga Amerika e Jugut duket se është e konfirmuar në sulmin e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 3 asiste.

Gazeta kolumbiane shpjegon se transferimi i Luis Diaz te PSG është një operacion i realizueshëm, duke qenë se Liverpool nuk i ka mbyllur kurrë dyert për lamtumirën e tij të mundshme, edhe sepse të ardhurat mund të përshpejtojnë negociatat për rinovimet e Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

Barcelona është gjithashtu e interesuar për ish-lojtarin e Portos, por Parisi me siguri ka burime më të mëdha ekonomike për të plotësuar kërkesën prej 140 milionë eurosh të Liverpool-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit