PSG gjen pasardhësin e Mbappe, vihet në lëvizje për dështimin mbi 100 milionë euro

26 Mars 2022
16:03
Denis Hakanaj
back button

Romelu Lukaku te Paris Saint-Germain. Nuk ka akoma një negociatë të vërtetë, por sipas Football Insider, drejtuesit e klubit francez duket se janë vënë në lëvizje për të kuptuar nëse sulmuesi belg do të ishte i gatshëm të transferohej në Francë.

Në mënyrë të veçantë, klubi i Liguie 1, shpreson të mund ta marrë lojtarin e Chelsea-t në rast se, siç duket, Kylian Mbappe nuk do ta rinovojë kontratën dhe do të largohet me kosto zero në fund të sezonit.

Sipas medias angleze, PSG po e ndjek nga afër situatën e ish-yllit të Inter-it, i cili nuk po gjen vazhdimësi rendimenti në Londër dhe nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me Thoas Tuchel.

Situata në shtëpinë e kampionëve të Europës, me ngrirjen e pasurive të Abramovich dhe shitjes së ardhshme të klubit mund ta shtyjnë lojtarin të ndërrojë ambient.

Kujtojmë se Lukaku është kthyer te Bleus vetëm oak muaj më parë për një shifër pak më të lartë se 100 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit