Vinicius Junior mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Sipas gazetës gjermane “Bild”, ai ka marrë një ofertë të bujshme nga Paris Saint-Germain.
Klubi më i madh në Francë është gati të investojë 250 milionë euro për të, duke kaluar rekordin e vendosur me blerjen e Neymar nga Barcelona në vitin 2017 për 222 mln euro.
Real Madrid nuk ka asnjë qëllim për ta shitur brazilianin, por nuk mund të shmangë dëshirat e lojtarit. Sipas mediave spanjolle, ai ka 6 muaj që refuzon rinovimin me Los Blancos.
Kontrata aktuale e Vinicius Junior në Santiago Bernabeu skadon në verën e vitit 2027.