PSG heq dorë nga Donnarumma, nis kontaktet me zëvendësuesin

26 Shkurt 2024
21:30
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain po mendon të bëjë një ndryshim në portë sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport Deutschland, klubi francez nuk është i kënaqur me paraqitjet e Gianluigi Donnarumma, i cili u mor në vitin 2021 nga Milani me kosto zero.

Problemi është se paraqitjet për klubin anë qenë shumë të luhatshme në krahasim me pritshmërinë dhe kështu klubi i Nasser Al-Khelaifi ka kontaktuar Gregor Kobel, portierin e Borussia Dortmundit.

Megjithatë, verdhekuqtë kanë marrë kërkesa për informacion edhe nga klube të tjera të mëdha europiane, të cilët e kanë vënë në shënjestër.

Nuk mungon konkurrenca dhe në fakt edhe Chelsea, Manchester United dhe Tottenham do të donin ta merrnin lojtarin zviceran, por tashmë ai ka bërë të ditur se kalimi në kryeqytetin francez nuk do të ishte problem.

Kontrata e tij me Borussia Dortmund skadon në verën e vitit 2028, gjë që i lejon gjermanët të mund të kërkojnë një shumë të konsiderueshme për yllin e tyre.

Këtë sezon Kobel ka luajtur 29 ndeshje në Bundesliga, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit