PSG hidhet në sulm për Julián Álvarez, klubi “rojiblanco” kërkon mbi 150 milionë euro

13 Maj 2026
8:45
Alfred Lleshi
back button

PSG ka nisur negociatat me Atlético Madridin për transferimin e Julián Álvarez. Sipas raportimeve të “El Chiringuito”, klubi francez është aktualisht më konkret se çdo tjetër dhe po përgatit ofertën që kalon 150 milionë euro.

Trajneri Luis Enrique e konsideron argjentinasin si qendrësulmuesin ideal për projektin e sezonit të ardhshëm dhe e ndjek prej kohësh, që nga periudha kur lojtari ishte pranë largimit nga Manchester City.

Burime pranë palëve bëjnë me dije se kontaktet mes PSG dhe stafit të lojtarit vazhdojnë prej javësh. Alvarez e mbylli sezonin me 20 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet, duke marrë rolin e liderit ofensiv tek Atletico Madridi.

Megjithatë, Diego Simeone e konsideron lojtarin “të paprekshëm”, ndërsa klubi madrilen ka përsëritur se nuk dëshiron ta shesë, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2030. Pavarësisht kësaj, një ofertë rekord mund ta detyrojë Atleticon të ndryshojë qëndrim, sidomos në prag të largimit të mundshëm të Antoine Griezmann.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit